BRITANIA RAKETA PËR UKRIANËN! “Nightfall” do të ndihmojnë në luftën kundër Rusisë
Britania e Madhe ka nisur zhvillimin e raketave të reja balistike “Nightfall” me rreze veprimi prej më shumë se 500 kilometrash, për të mbështetur Ukrainën në luftë me Rusinë. Ndërkohë, luftimet vijojnë me sulme ruse ndaj Kievit dhe infrastrukturës energjetike.
Britania do të zhvillojë një raketë të re balistike për Ukrainën.
Sipas projektit, të quajtur Nightfall, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha të dielën se kishte nisur një konkurs për të zhvilluar me shpejtësi raketa të cilat mund të mbajnë një kokë luftarake 200 kg në një rreze veprimi prej më shumë se 500 km.
Ato do të jenë të afta të lëshohen nga një gamë e gjerë mjetesh, duke qëlluar raketa të shumta në një radhitje të shpejtë dhe duke u tërhequr brenda pak minutash, tha ministria e mbrojtjes.
Tri ekipe të industrisë do të marrin secila nga 9 milionë paund për të projektuar, zhvilluar dhe dorëzuar tre raketat e tyre të para Nightfall brenda 12 muajve.
Raketat balistike aktuale të Ukrainës përfshijnë Atacms, për të cilat ajo mbështetet tek SHBA-ja.
Ndërkohë sulmnet në vijën e frontit vijojnë.
Rusia po sulmon përsëri Kievin duke u përqëndruar në sistemin energjitik.
Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, tha se pavarësisht riparimeve, situata ishte ende e vështirë, veçanërisht në rajonet kufitare.
Në Vatikan, Papa Leo kreu lutje për popullin e Ukrainës, duke thënë se sulmet që I kanë lënë qytetarët pa ngrohje në këto ditë të ftohta dimri po e godisnin rëndë popullsinë civile.
“Lutem për ata që po vuajnë dhe ripërtërij apelin tim për t'i dhënë fund dhunës duke u rikthyer ne tryezën e bisedimeve të paqes,” tha ai.

