Kërcënimet për veprime ushtarake nga SHBA, Trump: Irani kërkon bisedime
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se Irani e ka kontaktuar për të kërkuar negociata, pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake nga SHBA-ja.
Trump tha se ai dhe ushtria po shqyrtojnë disa opsione shumë “të forta” lidhur me Iranin, pasi paralajmëroi udhëheqësit iranianë që të mos vrasin protestuesit.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se mijëra persona janë arrestuar dhe se protestat vazhdojnë në qindra vende, pavarësisht pranisë së madhe të forcave të sigurisë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se udhëheqja iraniane ka telefonuar për të kërkuar bisedime me Uashingtonin përballë kërcënimeve të tij për veprime ushtarake, në përgjigje të shtypjes brutale nga Teherani të protestave masive antiqeveritare..
“Udhëheqësit e Iranit telefonuan”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One më 11 janar. Ai shtoi se “po organizohet një takim…. Ata duan të negociojnë”.
Megjithatë, “ne mund të duhet të veprojmë para një takimi”, shtoi ai pa dhënë detaje./REL
