NË OBOT ME VARKA! Fshati si “ishull” pas përmbytjeve. Durrësi po evidenton dëmet! Vjosa po qetësohet, por Semani vijon të krijojë probleme në Fier

Varkat ishin e vetmja mënyrë për të hyrë në Obot këtë të hënë, pasi uji në rrugë arriti deri në 120 cm dhe fshati u izolua si ishull. Pasojat e përmbytjeve janë të prekshme edhe në zona të tjera të vendit, ku ka nisur edhe verifikimi i dëmëve

Varkat ishin mënyra e vetme për të lëvizur drejt Obotit në Shkodër këtë të hënë, pasi niveli I ujit në rrugëu ngjit deri në 120  cm e për pasojë as makinat e larta të ushtrisë nuk mund të kalonin.

Fshati ngjante si ishull.

Sipas autoriteteve 65 banesa kanë prani uji në oborre, ndërsa nuk ka raportime për banesa me prezencë uji në brendësi.

Ujin e pijshëm dhe bazën ushqimore për gjenë e gjallë ua dërguan forcat e ushtrisë.

NË OBOT ME VARKA! Fshati si “ishull” pas përmbytjeve.

Niveli i ujit u rrit edhe në Zonën e Dajçit, sikurse edhe në Urrelat – Shirq, ku uji ka dalë në kanalet kulluese të tokave bujqësore

Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet të jetë rreth 945 hektarë.

Në Bashkinë Lezhë raportohen rreth 1,200 hektarë tokë bujqësore nën ujë, kryesisht në zonat Balldren dhe Zejmen. Tërheqja e ujit po ndodh me ritme të ngadalta

Në Bashkinë Kurbin, niveli i ujit ka shënuar rënie në zonat më problematike si Adriatik, Gjorm dhe Mamurras.

Paralelisht vijojnë verifikimet për dëmet në banesa, pajisje dhe kultura bujqësore, si dhe evakuimi i bagëtive në zona të caktuara.

Rreth 5200 objekte rezultojnë të prekura nga përmbytjet në Durrës, prej të cilave 1200 janë shtëpi, sipas të dhënave paraprake nga Komisionet e verifikimit. 543 persona mbeten të evakuuar.

NË OBOT ME VARKA! Fshati si “ishull” pas përmbytjeve.

Në fshatrat buzë Vjosës në Fier, uji po tërhiqet, por prurjet e Semanit dëmtuan argjinaturën në Ndërnënas duke bërë që uji të vërshojë në dhjetëra hektarë tokë

Niveli i ujit të lumit Vjosë në zonën e Novoselës është në rënie  dhe situata po shkon drejt normalizimit, megjithatë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Në Bashkinë Selenicë, vijojnë problematikat nga rrëshqitjet e tokës në fshatin Vajzë dhe në disa akse rrugore rurale, ku qarkullimi kryhet me kufizime.

Në Qarkun Korçë, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, prezencë uji dhe dëborë në disa akse rrugore

Në Bashkinë Maliq, si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, janë përmbytur rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore, ndërsa Në Devoll u përmbytën mbi 270 hektarë

Qarku Gjirokastër vijon të ketë problematika të shpërndara në disa bashki.

Në bashkitë Libohovë, Memaliaj, Përmet dhe Këlcyrë janë raportuar rrëshqitje të shumta dherash që kanë bllokuar rrugë rurale dhe kanë rrezikuar banesa, duke detyruar evakuime të përkohshme.

Forcat e Emergjencave civile të mbështetur nga ushtria vijojnë operacionet në zonat më të prekura.