Mendohet ta ketë marrë rrjedha e përroit para dy ditësh/ Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin Jurgen Karaj

Polumbarët e RENEA-s, në bashkëpunim me policinë e Dibrës dhe forcat e tjera të emergjencës, vijojnë kërkimet në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karajt.

Ai mendohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Dars dhe ka përfunduar në lumin Mat më 10 janar 2026.

Në operacion kërkimi janë angazhuar forca të armatosura dhe vullnetarë, të cilët po kontrollojnë shtratin e lumit nga të dyja anët.

Deri tani, kërkimet nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa kërkimet vijojnë.