MOTI I KEQ/ Prefekti Nexhbedin Shehu në “Ora News”: Ja situata në Qarkun Dibër! Akset nacionale, të kalueshme

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu në një lidhje telefonike me studion e lajmeve në “Ora News” bëri një pasqyrim të situatës së krijuar nga moti i keq që ka përfshirë Qarkun ditët e fundit.

“Edhe në Qarkun e Dibrës ka pasur reshje të mëdha, por jo në nivelet e qarqeve të tjera ku kanë shkaktuar përmbytje masive.

Për vetë natyrën e terrenit dëme kanë qenë më të vogla, por kohëzgjatja por dhe sasia e reshjeve që kanë rënë kanë shkaktuar probleme edhe në Qarkun Dibër, ku përrenjtë dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke dëmtuar rrugë, duke prishur dhe përmbytur në disa raste biznese dhe banesa; kemi shkarje të truallit me dëmtime banesash dhe biznese.

Kemi pasur bllokime rrugësh me orë, por akset nacionale kanë qenë të kalueshme gjatë gjithë kohës”, theksoi Shehu.

NDIQNI TË PLOTË PRONONCIMIN E PREFEKTIT SHEHU PËR SITUATËN NË QARKUN E DIBRËS