PROBLEMET NGA MOTI I KEQ/ Kryebashkiaku Mariglen Disha në “Ora News”: Ja situata në Librazhd, rrugët janë të kalueshme
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 12:13
Kryebashkiaku i Librazhdit Mariglen Disha në një lidhje nga terreni me studion e lajmeve në “Ora News” bëri një pasqyrim të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit në zonat e Bashkisë Librazhd.
“Po punohet intensivisht për pastrimin e rrugëve të fshatit. Kemi pasur probleme në disa zona malore, grupi jonë i punë janë të gjithë në terren për të parandaluar ccdo problem apo rrezik në qarkullimin e mjeteve.
Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, ndërsa banorëve i bëj thirrje të rrinë të informuar nga njoftimet që ne nxjerrim herë pas here në rrjete sociale apo media”, u shpreh kryebashkiaku Disha.
