Pas marrjes së detyrave të reja në SPAK, Dumani merr edhe një tjetër rol

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish-kryeprokurorit Altin Dumanit, i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.

Bëhet me dije se Dumani ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Pas mandatit tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK, Dumani tani është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.