RAMA ANALIZON QEVERINË/ Kryeministri mbledh kabinetin për punën dhe prioritetet e vitit
Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë për një analizë të punës së vitit të kaluar dhe prioritetet për këtë të saponisur, me synim të shpallur afrimin me Bashkimin Europian. Mbledhja vjen në prag të një sesioni të ri parlamentar të tensionuar, ku mazhoranca synon të vijojë reformat, ndërsa opozita ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit politik.
Kryeministri Edi Rama, ashtu sic e ka bërë traditë e mblodhi qeverinë në një mbledhje analizë për punët e bëra dhe të pabëra të vitit që lam pas, që shënoi nisjen e mandatit të katert qeverisës, si dhe përcaktimin e objektivave dhe prioriteteve në vijim.
Analiza u zhvillua me dyert të mbyllura, por mësohet se kreu I qeverisë u kërkoi të besuarve në krye të ministrive angazhim maksimal në përmbushjen e të gjitha angazhimeve të ndërmarra në programin qeverisës.
Mbledhja analizë e qeverisë Rama 4 vjen në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar,që pritet të jetë I tensionuar dhe I vrullshëm, sikundër ishte edhe ai paraardhës.
Mazhoranca dhe opozita nisën bashkë punën për reformën Zjedhore dhe atë Territoriale, por rrugët politike duket se janë ndarë.
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha, ka bojkotuar dy komisionet e posacme parlamentare dhe ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit me skenarë që shkojë nga protestat e vazhueshme në shesh, tek ngrujimi dhe greva e urisë në Parlament.
Në konferencën e funvitit, Edi Rama tha se askush nuk mund ti vendosë kushte në qeverisje, duke theksuar se mazhoranca mund ti vijojë e vetme reformat e nisura, por duke I lënë opozotës derën hapur bashkëpunimit institucional në Parlament.
Pas analizës së qeverisë, Rama do të mbledhë më 16 Janar grupin parlamentar të Partisë Socialiste, për vendosur strategjinë politike të qëndrimit në parlament e jashtë tij, në sesionin e ri që nis 3 ditë më pas
