Sali Berisha mbledh aleatë, shoqëri civile dhe biznese/ Ermal Hasimja: Kod zgjedhor jo kundër partive të vogla!

Sali Berisha nisi përpjekjen për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër qeverisë së Edi Rama, duke thirrur në tryezë aleatë, shoqërinë civile dhe biznesin. Takimi u mbyll pa një datë konkrete për protestë, por opozita paralajmëron aksion të vazhdueshëm në kërkim të dorëheqjes së kryeministrit dhe krijimit të një qeverie teknike.

Sali Berisha hodhi hapin e parë drejt ndërtimit të një fronti të gjerë opozitar, në përballje me 83 mandatet e Edi Rama dhe Partisë Socialiste, që drejton vendin prej 13 vitesh.

Por  Lëvizja Bashkë, Partia Mundësia dhe Shqipëria Bëhet  nuk iu përgjigjën, nuk iu përgjigjen ftetes për tu ulur krah Berishës, aleatëve historic të partisë demokratike dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile e biznesi.

Kryedemokrati theksoi misionin që sipas tij ka opozita, por duke shtuar se kjo nuk mund të arrihet nga një forcë e vetme.

Politologu Ermal Hasimja solli një qasje kritike, duke nënvizuar se Partia Demokratike, si forca më e madhe opozitare, nuk duhet të lejojë një Kod Zgjedhor që dëmton partitë më të vogla.

Pavarësisht kritikave dhe pakënaqësive, faktorët opozitarë u dakordësuan për protesta, por pa një datë se kur ku do të zbresin për herë të parë për këtë vit në shesh

Berisha tha se dita do të përcaktohet në mbledhjen e Kryesisë së PD.

Kryedemokrati ka paralajmëruar se janari do të shënojë nisjen e protestave që sipas tij do të jenë të pandalashme deri në ngritjen e një qeverie teknike për cuar vendin në zgjehdje.