Arrestimi i Maduros/ Sina: Reagime të forta, mijëra venezuelian kanë shfaqur entuziazën në Times Square ditën e prangosjes
Në një lidhje direkte nga New York, ka qenë gazetari Beqir Sina i cili ka folur për arrestimin e Maduros dhe reagimet e shumta që kjo ngjarje ka përcjellë në SHBA.
“Arrestimi i Maduros ka shkaktuar reagime të forta ashtu siç e thatë edhe ju. Reagimet kanë qenë të forta dhe të përziera në Nju Jork dhe në të gjithë SHBA-në, por në Nju Jork meqënëse dhe prezenca e venezuelianëve është më e madhja, këtu është ndjeshmëria edhe më e madhe pasi vetë kryesori i kësaj çështjeje, Nicolas Maduro me bashkëshorten e tij ndodhen në burgun këtu.
Reagimi i parë kanë qenë protestat. Protestat e ditës së parë, e cila mblodhi pothuajse dhjetra mijëra venezuelian në ‘Timës Square’, të cilët shpërthyen në një liri, atë entuziazmin rreth 10-15 mijë venezuelian ditën që u arrestua Maduro.
Më pas kemi grupe të tjera, të cilët kanë qenë ata që e mbështesin presidentin e arrestuar por edhe grupe të tjera që janë anti-luftë dhe që janë anti shkeljes së të drejtave të njeriut.”- tha Sina.
