UKRAINA PA UJË E DRITA/ S*lmet ruse dëmtojnë infrastrukturën energjetike

Mbi 1 milion familje në Ukrainë gjenden pa ujë e ngrohje pas sulmeve ruse. Situata paqaritet nga autoritetet si alarmante teksa temeraturat e ulëta në këto kushte kanë vënë në rrezik jetën e civilëve.

Sulmet me dronë të Rusisë mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës kanë lënë më shumë se një milion njerëz në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk pa ngrohje dhe furnizim me ujë.

Zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Kuleba tha se energjia elektrike është ndërprerë edhe për mijëra njerëz në rajonin fqinj të Zaporizhzhias.

Spitalet, objektet e furnizimit me ujë dhe shërbimet kritike po funksionojnë aktualisht me sisteme rezervë, ndërsa banorëve po u kërkohet ta kursejnë energjinë për të shmangur ngarkesën e mëtejshme në rrjet.

Ukraina akuzon Rusinë për sulme të qëllimshme terroriste ndaj popullsisë civile.

Ndërkohë kompanitë energjetike po punojnë për të rikthyer shërbimet.

Këto sulme vijnë ndërsa po afrohet përvjetori i katërt i pushtimit të plotë rus dhe Ukraina paralajmëron se pa mbështetje të sigurt nga aleatët evropianë, rreziku i agresionit të ri mbetet i lartë.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë nënshkruar një deklaratë që premton vendosjen e trupave në Ukrainë në rast të arritjes së një marrëveshjeje paqeje, një veprim që Moska e ka konsideruar si një “target legjitim” për forcat e huaja.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se lufta e Rusisë mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe se BE-ja duhet të luajë një rol qendror në çdo marrëveshje paqeje.