UKRAINË/ Më shumë se një milion familje pa ngrohje dhe ujë pas sulmeve ruse

Më shumë se një milion familje në rajonin e Dnipropetrovskut, në qendër të Ukrainës, kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, njoftoi sot një ministër ukrainas.

“Punimet për riparimin e difektit po vazhdojnë në rajonin e Dnipropetrovskut për të rivendosur furnizimin me ngrohje dhe ujë për më shumë se një milion abonentë”, bëri të ditur në rrjetet sociale Oleksii Kuleba, zëvendëskryeministër për Rindërtimin e Ukrainës.

“Puna e riparimit po vazhdon në rajonin e Dnipropetrovskit për të rivendosur furnizimin me ngrohje dhe ujë për më shumë se një milion klientë”, tha Kuleba.

Në rajonin e Zaporizhias, “energjia elektrike është rikthyer dhe furnizimi me ngrohje dhe ujë për shtëpitë po vazhdon”, shtoi ai.

Furnizuesi i energjisë DTEK njoftoi se energjia elektrike ishte “rikthyer” në “disa nga infrastrukturat kritike në rajonin e Dnipropetrovskit”.

Gjatë natës, Guvernatori i Dnipropetrovskit, Vladyslav Gaivanenko, njoftoi se “infrastruktura kritike që furnizonte me energji elektrike pjesën më të madhe të rajonit” ishte “dëmtuar” nga sulmet ajrore ruse.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, Rusia ka bombarduar pa pushim infrastrukturën energjetike ukrainase me dronë dhe raketa.

Sulmet janë intensifikuar në muajt e fundit, ndërsa afrohet dimri.