EKSTREME MOTI NË BOTË/ Dimri mbërthen Europën. Australia përballet me valë ekstreme të nxehtësisë
Ndërsa dimri ka mbërthyer EUropën dhe ballkanin mes përmbytjeve reshjeve të dëborës dhe ngricava. Australia po përballet me një nga valët më të rrezikshme të të nxehtit të viteve të fundit, me autoritetet që paralajmërojnë për kushte zjarresh “katastrofike”, mbyllje shkollash dhe rrezik serioz për jetën dhe pronën.
Dimri ka mbërthyer gjithë Europën, nga Gjermania dhe Franca, tek Holanda, Shqipëria dhe Kosova që po përjetoj përmbytje të mëdha dhe reshje borë, ngrica dhe kaos në qarkullim.
Reshjet e dendura dhe temperaturat nën zero kanë paralizuar aeroporte, rrugë dhe shërbime publike në shumë vende, ndërsa qytete të tëra po përballen me ndërprerje transporti dhe rrezik aksidentesh.
Por ndërsa Europa lufton me të ftohtin ekstrem, në anën tjetër të globit situata është krejt e kundërt: Australia po përjeton një nga valët më të rrezikshme të të nxehtit të viteve të fundit, me temperatura përvëluese dhe paralajmërime për zjarre katastrofike disa rajone të vendit.
Shteti i Viktorias ka shpallur ndalim të plotë të ndezjes së zjarreve për ditën e premte, pasi rreziku pritet të arrijë nivelin më të lartë të vlerësimit “katastrofik”. Si masë sigurie, rreth 450 shkolla dhe kopshte do të qëndrojnë të mbyllura.
Valë të nxehti nga të rënda deri në ekstreme janë shpallur në pothuajse të gjitha shtetet dhe territoret e Australisë. Në Viktoria dhe Uellsin e Ri Jugor, zjarrfikësit kanë luftuar disa vatra zjarri, ndërsa avionë zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e një zjarri të madh pranë qytetit Ëodonga.
Të mërkurën, Melburni përjetoi ditën më të nxehtë në gjashtë vitet e fundit me 40.9 gradë Celsius, ndërsa disa qytete bregdetare në Australinë Perëndimore shënuan temperatura përvëluese deri në 49 gradë.
Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se kulmi i kësaj vale të nxehti do të jetë të shtunën, me Sidnein që pritet të arrijë 42 gradë Celsius, ndërsa në shumë zona të Australisë Jugore dhe Perëndimore temperaturat do të kalojnë 40 gradë.
Ekspertët e motit e kanë krahasuar këtë situatë me sezonin e zjarreve shkatërruese të viteve 2019–2020, i njohur si “Vera e Zezë”, kur dhjetëra njerëz humbën jetën dhe miliona hektarë tokë u dogjën.
Autoritetet e emergjencës u bëjnë thirrje qytetarëve të përgatiten dhe të largohen herët nga zonat me rrezik të lartë.
