Të premten Qeveria mblidhet, por jo në Kryeministri. Ja çfarë pritet të ndodhë në Pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten, më 9 janar, ministrat e kabinetit të tij në Tiranë.

Raportohet se takimi do të ketë si qëllim diskutimin rreth objektivave dhe prioritetëve të qeverisë për vitin 2026.

Takimi pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe synon të bëjë një pasqyrë të planeve strategjike dhe projekteve qeveritare që do të jenë në fokus gjatë këtij viti.