Botohet në Fletoren Zyrtare ligji për rivlerësimin e pronave, ja hapat dhe përfitimet për pronarët

Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke hapur rrugën për nisjen e një procesi të ri që synon përditësimin e vlerës së pronave sipas tregut. Megjithatë, aplikimi ende nuk është aktiv në platformën e-Albania, pasi priten aktet nënligjore dhe përfundimi i procedurave teknike.

Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Një proces që i hap rrugë vijimit të procedurae prë fillimin procesit.

Aktualisht, aplikimi nuk kryhet ende përmes portalit e-Albania, pasi shërbimi elektronik nuk është gati, pasi priten edhe aktet nën ligjore.

Pas kalimit të të gjitha procedurave ligjore dhe aktivizimit të shërbimit në e-albania, çdo qytetar mund të rivlerësojë pronën e tij. Agjenti imobiliar Orgest Beti shpejgon hapat qe duhet ndjekur

Në aplikimin e bërë nga individi, Agjencia e Shtetërore e Kadastrës do t’i dërgojë për të paguar diferencën e tatimit bazuar vetëm në çmimin e referencës. Por nëse do të donit ta vlerësonit pronën tuaj më teprë se kjo shifër, atëherë duhet t’i drejtoheni vetëm një vlerësuesi të licencuar. Ky i fundit bën edhe përcaktimin e vlerës së re në bazë të disa elementëve

Por a ka limit vlera që mund t’i vendoset pronës në rivlerësim?

Një element i rëndësishëm i ligjit është edhe njohja e amortizimit të pronës.

Amortizimi i pronës ul me 1% tatimin që do të paguhet për çdo vit vjetërsie, deri në 30% të shumës.

Pas kryerjes së pagesës, vlera e re e pronës pasqyrohet në certifikatën e pronësisë, duke i dhënë mundësi pronarit që ta shesë banesën me çmimin e rivlerësuar dhe të përditësuar sipas tregut