Banka e Shqipërisë shet 1,73 miliardë lekë obligacione 20-vjeçare me normë interesi 6,72%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se u shitën 1,73 miliardë lekë obligacione 20-vjeçare në ankandin e së martës, me yield (normë interesi) 6,72%, nga 6,88% që kishte qenë në ankandin e fundit në shtator të vitit të kaluar.

Ulja e yield-it u përcaktua kryesisht nga kërkesa e lartë e investitorëve, ndërsa vlera totale e ofruar në ankandin për obligacionet 20-vjeçare arriti në 2,92 miliardë lekë.

Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit që ofron aktualisht tregu i brendshëm financiar. Ato janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë.

Banka e Shqipërisë çerli ankandin e parë për obligacionet 20-vjeçare në fillim të 2025. Ky instrument u prit me interes nga investitorët, duke nxitur organizimin edhe të tre ankande të tjera gjatë vitit 2025.

Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, parashikohet që huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar të rritet lehtë. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.