TIA: Disa fluturime ndryshime në oraret e mbërritjes dhe nisjes për shkak të motit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 16:37
Si pasojë e kushteve jo të favorshme meteorologjike, disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës kanë pësuar ndryshime në oraret e mbërritjes dhe nisjes edhe gjatë ditës së sotme.
Tirana Airport Partners (TIA) këshillon udhëtarët të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin komunikimet zyrtare nga linjat ajrore për çdo përditësim lidhur me oraret.
TIA bën të ditur se operacionet në aeroport po vijojnë normalisht, ndërsa stafi ndodhet në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe mbarëvajtjen e shërbimeve.
Sipas TIA-s, çdo vendimmarrje operative merret duke pasur si prioritet kryesor sigurinë.
