Porti i Durrësit, përpunohen 8 anije me 13.560 tonë mallra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 17:07
Në kalatat e Portit të Durrësit po përpunohen sot 8 anije tregtare që transportojnë rreth 13.560 tonë mallra dhe 1512 njësi kontejnerike.
Nga këto, katër anije janë në proces përpunimi, me një total prej 10.667 tonë mallra dhe 748 njësi kontejnerike.
Një anije tjetër ndodhet në radën portuale me 704 njësi kontejnerike, ndërsa tri anije të tjera presin të nisin përpunimin e 2888 tonë mallrave dhe 60 njësive kontejnerike.
