Reshje intensive në Berat/ Qytetarët paralajmërohen për kujdes të shtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 08:57
Gjatë 12 orëve të ardhshme, reshjet e shiut do të jenë intensive në qytetin e Beratit dhe në zonat rurale përreth. Ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo situatë të mundshme.
Autoritetet bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale për sigurinë e tyre.
