Zjarrfikësit shmangin djegien e një bujtine në Mëmlisht

 

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec ka ndërhyrë në orën 02:25, pas një njoftimi për zjarr në bujtinën “Bela Vista”, në fshatin Mëmlisht. Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët u izoluan në kohë, duke shmangur përhapjen e zjarrit në ambientet e tjera të objektit.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vetëm paneli elektrik i katit të parë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.