Shpresa Breçani përgënjeshtron lajmet: Nuk kam qenë kurrë ortake e shoqërisë 'ROYAL HILL' SHPK, as administratore e caktuar nga pronarët
Shpresa Breçani nuk ka qenë kurrë ortake e shoqërisë " ROYAL HILL” SHPK, dhe adminstratore e caktuar nga pronarët e këtyre shoqërive.
Përmes një reagimi zonja Breçani quajti lajme të rreme ato të publikuara në në Balkanweb dhe rrjetet sociale JOQ Albania dhe kërkon përgënjeshtrimin e tyre.
Në reagimin e saj Breçani sqaron se ka qenë e emëruar në këtë shoqëri si administrator e falimentit nga gjykatat në kuadër të një procedure falimentimi.
Administratori i falimentimit i përgjigjet vetëm gjykatës dhe ka për qëllim të mbrojë dhe të ruajë pasurinë e debitorit. Kompetencat e tij janë të kufizuara në mbikëqyrjen e shoqërisë dhe nuk janë ato të administratorit të caktuar nga ortakët sipas ligjit për Shoqëritë Tregtare.
Ajo kërkon përgënjeshtrimin përndryshe do të ndjek rrugën ligjore.
Lidhur me shkrimet e rreme që kanë qarkulluar mbi bashkëortakërinë time dhe rolin e administratorit në shoqërinë “ROYAL HILL” SHPK, sqaroj se unë nuk kam qenë kurrë ortake e shoqërisë “ROYAL HILL” SHPK, as administratore e caktuar nga pronarët e këtyre shoqërive.
Unë jam emëruar në këtë shoqëri administratore e falimentimit nga gjykata, në kuadër të një procedure falimentimi. Administratori i falimentimit i përgjigjet vetëm gjykatës dhe ka për qëllim të mbrojë dhe të ruajë pasurinë e debitorit. Kompetencat e tij janë të kufizuara në mbikëqyrjen e shoqërisë dhe nuk janë ato të administratorit të caktuar nga ortakët sipas ligjit për Shoqëritë Tregtare.
Ju kërkoj të bëni përgënjeshtrimin në të njëjtën hapësirë, përndryshe do të ndjek rrugën ligjore.