"NUK E SHOH VETEN SI TRAJNER"/ Messi: Dua të bëhem drejtor sportiv, ose pronar
Lionel Messi nuk ka në plan të bëhet trajner pasi të lërë futbollin e luajtur. Sulmuesi ka deklaruar në një intervistë në Argjentinë se dëshira e tij është të bëhet drejtor sportiv, ose edhe pronar i një klubi, ashtu si Bekam. Mesi ka ndarë edhe mjaft detaje të tjera nga jeta e tij personale, ndër të cilat tha se i pëlqen të shikojë TikTok
Lionel Messi po shijon ditët e fundit të pushimeve të tij përpara se të nisë përgatitjet për sezonin e ri në kampionain amerikan të futbollit. Argjentinasi mbylli një sezon mjaft të mirë duke fituar trofe dhe duke u shpallur lojtari më i mirë në amerikë. Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2028 me Inter Majemin, Lionel Mesi ka nisur të medojë për pensionimin dhe jetën pas futbollit të luajtur.
Në një intervistë nw Argjentinw, sulmuesi foli për planet në kapitullin tjetër të jetës së tij, ku tha se dëshira është që të ndërtojë një klub si Inter Majemi i Bekam.
"Sinqerisht, nuk e shoh veten si trajner. Do të doja të isha drejtor sportiv, por nëse duhet të zgjedh një opsion, më pëlqen më shumë ideja e të qenit pronar. Dua të ndjek shembullin e David Beckham.Do të doja të kisha klubin tim , për të ndihmuar një ekip të rritet, të filloj nga poshtë dhe t’u jap mundësi lojtarëve dhe njerëzve të rinj në mënyrë që ata të mund të zhvillohen ”,
Mesi pranoi se nuk i ka përjetuar mirë momentet që ka dështuar të argjentina, derisa fitoi kupën e botës.
Në Barcelonë, isha spektakolar. Por te Argjentinë dhe isha ndryshe. Fillimishst më ofenduan, gjërat shkuan keq për mua, rezultatet nuk shkuan sipas dëshirës sonë. Ata që vuajtën më shumë ishin familja ime, sepse ata qëndruan në Argjentinë.
Mesi shprehet se i pëlqen vetmia, ndërsa theksoi se shpesh herë i shmang ekzpozimet në media
“Më pëlqen shumë të rri vetëm. Ndonjëherë kaosi në shtëpi me tre fëmijët që vrapojnë kudo me bezdis dhe kam nevojë për momentet e mia të vetmisë. Nuk më pëlqen të ekspozohem shumë, të flas shumë ose të hyj në debate. Preferoj t'i shmang të gjitha këto. Nuk më pëlqen të jem në media për asgjë tjetër përveç asaj që bëj në fushë: Futbollin"
Edhe pse një yll botëror, kritikat për Mesin nga bashkëshorja Antonela, mesa duket nuk mungojnë.
"Antonella nuk më lejon të luaj me topin me djemtë e mi brenda në shtëpi. Paradokset e jetës, apo jo? Unë jetoj nga futbolli, por nuk mund të luash me top brenda."
Ashu si shumë të rinj, as Mesi nuk mundet ti shmanget botës virtuale dhe rrjeteve sociale
"Unë shikoj shumë TikTok. Pashë klipe të mia të krijuara me inteligjencë artificiale, njëra prej tyre më bëri të arrestohesha nga policia!
Argjentinasi tregon dhe anën e tij emocionale.
"Ndonjëherë qaj duke shikuar filma, por e bej kur jam vetëm, veçanërisht ato të bazuara në ngjarje të vërteta. I përjetoj vërtet ato, më prekin thellë.
