RAMADANI, I TRETI NË EUROPË/ Mesfushori ka ndërprerë 88 aksione, Xhaka kryeson listën

Ylber Ramadani është renditur i treti në Europë për ndërprerje të aksioneve. Mesfushori shqiptar ka lënë pas yje si Lokateli, Kasemiro apo Deklan Rajs, teksa deri më tani ka ndërprerë 88 aksione në total. Ndërkaq, i pari në listë është mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka

2 shqiptarë janë bërë protagonistë absolutë në Europë.  Granit Xhaka dhe Ylber Ramadani udhëheqin listën për ndërprerje të aksioneve deri në këtë pikë të sezonit. Dy mesfushorët kanë shkëlqyer me ekipet e tyre duke qenë protagonistë. Ramadani ka dhënë një kontribut të madh edhe në aspektin defensiv.

Mesfushori i  Kombëtares shqiptare renditet i treti në një klasifikim për numrin e ndërprerjeve në kampionatet kryesore të euopës. Deri në këtë pikë të sezonit, Ramadani ka bërë 88 ndërprerje të aksioneve të kundërshtarit, duke mos i lejuar të afrohet te porta.

Forma e Ramadanit ka bindur edhe drejtuesit e klubit për të bërë gati rinovimin. Kontrata e shqiptarit përfundon në fund të sezonit, por Lece ka të drejtën ta zgjasë automatikisht dhe një vit. Megjithatë, drejtuesit po punojnë për një kontratë të re për Ramadani.

Ramadani është një nga lojtarët me më shumë kilometra këtë sezon në Serie A dhe së bashku me Medon Berishën kanë ringjallur mesfushës e Leçe-s. Gjatë këtij sezoni, mesfushori kuq e zi ka luajtur 16 ndeshje, por nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës ende. Ndërkaq, që prej transferimit të tij te Leçe, Ramadani ka luajtur 82 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist.

Në klasifikim, shqiptari ka lë pas emra të rëndësishëm të mesfushës si Lokateli, Kasemiro apo Rajs i Arsenalit. Ndërkaq, përpara mesfushorit të kombëtares janë vetëm dy fubollistë. Linen i Verder Bremenit dhe Grani Xhaka i Sandërlendit. Mesfushori me origjinë shqiptare është bërë një lider i anglezëve teksa ka arritur të ndërpresë 103 aksione deri më tani në premier ligë.