GVARDIOL RREZIKON SEZONIN/ Mbrojtësi i City-t theu këmbën, do të operohet
Josko Gvardiol rrezikon të mbyllë sezonin para kohe. Mbrojtësi i Manchester Siti theu këmbën në sfidën ndaj Chelsit, do të operohet. Ndërhyrja do të mbajë jashtë fushave për të paktën katër muaj
Ndeshja e fundjavës së shkuar ndaj Chelsit mund të rezultojë e fundit për Josko Gvardiol për këtë sezon. Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim të rëndë teksa ka thyer këmbën.
Një dëmtim i tillë do ta mbajë jashtë fushës së blertë për të paktën 4 muaj. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i manchester sitit.
Gvardiol luajti vetëm 51 minuta në supersfidën ndaj chelsit. Ai u detyruar të dalë nga loja pas dëmtimit në këmbë.
Lëndimin e rëndë e paralajmëroi dhe guardiola pas ndeshjes ku tha se situata nuk dukej aspak e mirë. Kroati është i detyruar ti nënshtrohet operacionit dhe do të mungojë mbi 16 javë.
Ai pritet të kthehet në fushën e blertë në maj që janë ndeshjet e fundit të kampionat. Mbrojtësi shpreson që rikuperimi të shkojë mirë për të qenë i gatshëm për botërorin.
Ndërkaq, ky është një problem i madh për guardiolën. Përveç gvardiol, tekniku nuk ka të gatshëm as Ruben Diaz, Xhon Stons, Nico, Savinhon, Oscar Bobb dhe Mateo Kovacic.
Ndërkaq, Omar Marmoush dhe Rayan Nouri nuk janë pjesë e ekipi pasi po luajnë në kupën e afrikës.
Kjo ka bërë që Guardiola të hedhë sytë nga merkatoja. Manchester siti po shqyrton një transferim në janar të kapitenit të Crystal Palace, Marc Guehi.
