ZYRTARE/ Liam Rosenior merr drejtimin e Chelsea

Ekipi londinez i Chelsea ka emëruar sot Liam Rosenoir të marrë drejtimin e ekipit.

Liam Rosenior, aktualisht  trajner  i Strasburg, e ka pranuar pozicionin për të marrë drejtimin e Chelsea.

Ai tha  sot në një konferencë shtypi në klubin e Ligue 1 se do të shkojë në Londër për të finalizuar marrëveshjen.

Rosenior, 41 vjeç, do të rikthehet në futbollin anglez pas periudhave te Derby dhe Hull, me një reputacion si një nga trajnerët më të mirë të rinj në Evropë.

Anglezi Rosenior tha në faqen zyrtare të klubit se ”ndihem jashtëzakonisht i përulur dhe i nderuar që jam emëruar trajner i Chelsea. Ky është një klub me një shpirt unik dhe një histori krenare të fitimit të trofeve. Detyra ime është të mbroj atë identitet dhe të krijoj një ekip që pasqyron këto vlera në çdo ndeshje që luajmë, ndërsa vazhdojmë të fitojmë trofe. Të më besohet ky rol do të thotë gjithçka për mua dhe dua të falënderoj të gjithë të përfshirët për mundësinë dhe besimin në ndërmarrjen e kësaj pune. Do të jap gjithçka për të sjellë suksesin që meriton ky klub”.