STATISTIKA QË E BËN UNIKAL/ Granit Xhaka është mesfushori më i mirë në Europë
Ndikimi i Granit Xhakës te Sunderland ka qenë i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm, aq sa mesfushori zviceran me origjinë shqiptare po konsiderohet gjerësisht si transferimi më i goditur i sezonit në Premier League.
Me eksperiencën, personalitetin dhe inteligjencën e tij taktike, Xhaka ka ndryshuar fytyrën e mesfushës, duke u kthyer në pikë referimi si në fazën e ndërtimit të lojës, ashtu edhe në atë mbrojtëse.
Përtej cilësive të njohura teknike dhe vizionit të lojës, Xhaka po spikat edhe për kontributin e tij defensiv.
Statistikat flasin qartë: ai është i vetmi lojtar në pesë ligat kryesore të Europës që ka arritur të kompletojë më shumë se 100 ndërhyrje këtë sezon, një tregues i qartë i rëndësisë së tij në qarkullimin e topit dhe kontrollin e ritmit të ndeshjeve.
Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Sunderland, Xhaka ka realizuar plot 103 ndërhyrje t, duke u shkëputur nga të gjithë mesfushorët e tjerë në kampionatet elitare europiane.
Një shifër mbresëlënëse që nuk është rastësi, por pasojë e aftësisë së tij për të pozicionuar veten në mënyrë perfekte, për të kërkuar vazhdimisht topin dhe për të lexuar me saktësi lëvizjet e kundërshtarit.
Prania e Xhakës ka sjellë qetësi, organizim dhe balancë në lojën e Sunderland, duke e bërë skuadrën më të qëndrueshme dhe konkurruese.
View this post on Instagram

