BARÇA E INTER BETEJË PËR CANCELON/ Katalanasit bëjnë ofertë zyrtare për mbrojtësin, tifozët dalin kundër
Barcelona dhe Inter janë në garë për Xhoao Kanselon. Katalanasit janë më të avantazhuar për të rikthyer mbrojtësin, ndërsa zikaltërit shpresojnë deri në fund për portugezin. Ndërkaq, tifozët e Barcelonës janë kundër rikthimit të Kanselos në Kamp Nou.
Barcelona ka problem me mbrojtjen dhe për këtë arsye pritet të ndërhyjë në merkaton e janarit. Hansi flik nuk ka shumë alternativa, pasi Araujo nuk është në formë dhe Kristensen është i dëmtuar.
Tekniku gjerman nuk dëshiron që situata të përkeqësohet dhe për këtë arsye planifikon të rikthejë në skuadër një lojtar që e njeh. Bëhet fjalë për Zhoao Kanselon.
Mbrojtësi është një alternativë e mundshme edhe nga ana financiare. Ndërkaq, klubi katalanas ka bërë ofertë zyrtare dhe është në pritje nga AL HILAL.
Propozimi parashikon huazim me mbulim të një pjese të vogël të pagës, ndërsa negociatat janë në vazhdim për të arritur marrëveshje përfundimtare.
Ndërkaq, Barcelona është në garë me Interin për të marrë shërbimet e mbrojtësit. Zikaltërit kanë arritur më herët marrëveshjen personale në parim me portugezin, por ende nuk është thënë fjala e fundit.
Kanselo ka pritur deri më tani Barcelonën dhe me paraqitjen e ofertës pritet të mbyllet gjithcka mbrenda javës.
Ndërkaq, tifozët janë kundër rikthimit të mbrojtësit, i cili ka luajtur në sezonin 2023/24 tek Barcelona ku zhvilloi 42 paraqitje dhe shënoi katër gola dhe dhuroi pesë asistime.
