Një mungesë e re për Barçën, Ter Stegen, portieri gjerman dëmtohet përsëri!...
Marc-André ter Stegen, portieri ikonik i Barcelonës, u largua para kohe nga kampi stërvitor i ekipit në Arabinë Saudite.
Gjatë seancës stërvitore të së martës në Xheda, portieri gjerman u detyrua ta ndërpriste stërvitjen 25 minuta para përfundimit për shkak të një problemi fizik. Ky dëmtim e pengon atë të marrë pjesë në Superkupën e Spanjës, një pengesë serioze për ekipin dhe trajnerin e tyre, Hansi Flick.
Kochen thirret urgjentisht nga Barça
Përballë kësaj situate të papritur, Barça reagoi shpejt duke thirrur Diego Kochen, portierin e ri nga Barça B, për t'u bashkuar urgjentisht me skuadrën.
Portieri amerikan pritet të udhëtojë që të mërkurën dhe të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme.
Klubi njoftoi zyrtarisht lajmin në një deklaratë: "Portieri Marc-André Ter Stegen po largohet nga kampi stërvitor i skuadrës Blaugrana në Arabinë Saudite për t'u rikthyer në Barcelonë për ekzaminime mjekësore. Diego Kochen, portieri i ekipit rezervë, do t'i bashkohet grupit të mërkurën."
