102-vjetori i Kadri Roshit/ Kliti Roshi: "Arturo Ui" një shfaqje leksion, do thoja vërtetë jo e madhe por gjigande
Në një intervistë tepër të veçantë në kuadër të 102-vjetorit të Kadri Roshit, i biri i tij Kliti Roshi ka folur në ‘Ora e Betit” lidhur me një nga interpretimet teatralet e të atit, të cilin e cilëson si gjigande.
Ai ka folur për “Arturo Ui” dhe ka treguar se si kjo vepër teatrale është realizuar me 70 aktorë në një skenë të vogël.
Kliti Roshi ka përmendur dhe emra të shquar të kinematografisë shqiptare, duke nënvizuar se shumë prej tyre kanë qenë pjesë e kolektivit artistik.
“Arturo Ui dhe pikë. Nuk e kam thënë unë, e kanë thënë të tjerë dhe për këtë më vjen mirë që ‘Arturo Ui’ është cilësuar si shfaqje leksion. Një shfaqje vërtetë jo e madhe por do të thoja gjigande.
Mos të harrojmë se në vitin 70’, që është dhënë ‘Arturo Ui’, mendoni kush ka qenë aktorë në teatër dhe i tërë kolektivit i teatrit, i aktorëve ka qenë pjesëmarrës.
Në skenë kanë qenë 70 vetë, motër. Hajde futi në atë kuadrat aq të vogël.
70 vetë dhe i kanë nxënë, dhe i kanë nxënë shumë bukur.
Padiskutim vlerave artistike të artistit të popullit, Pirro Mani me regjinë e tij të mrekullueshme, në skenografinë e zajmit, dhe me interpretime e Prokop Mimës, Ndrek Lucës, Luan Qerimi, Violeta Manushit, Drita Pelingu etj etj.
Ishte i tërë kolektivit brenda. Një shfaqje, tre orë pa një çerek, pa pushim.”- u shpreh Kliti Roshi.
