Ceremonia e Ditës së Ujit të Bekuar në Elbasan, kryqi kapet nga një 14-vjeçar

Pavarësisht kushteve të motit në Elbasan është zhvilluar ceremonia e ditës së Ujit të Bekuar në një nga komplekset e pishinave.

14-vjeçari Hermes Halili arriti të kapë i pari Kryqin në ujë  Ceremonia u drejtua nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andon Merdani.

Ceremonia e hedhjes së Kryqit në ujë u parapri nga Meshat e zhvilluara në kishë.