SOT, NË DATËLINDJEN E MJESHTRIT TË FJALËS/ Përkujtohet Fan Noli, një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare

Fan Stilian Noli, i lindur më 6 janar 1882, përkujtohet si një nga personalitetet më të shquara të historisë shqiptare. Figura e tij mbetet simbol i dijes, përkushtimit dhe emancipimit shoqëror. Vepra dhe mendimi i tij vijojnë të jenë referencë për brezat e rinj.

Fan Stilian Noli i lindur më 6 Janar 1882, përkujtohet nga institucionet, studiuesit  dhe dashamirësit e letërsisë, si një prej figurave më të rëndësishme të kulturës dhe jetës intelektuale kombëtare.

Emri i tij përmendet si simbol i dijes, përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në historinë shqiptare.

Fan Noli ka spikatur si shkrimtar, përkthyes dhe studiues, duke lënë pas vepra të tëra që pasuruan gjuhën shqipe dhe formësuan mendimin letrar shqiptar.

Ndër veprat e tij më të njohura vlen të përmendim “Albumi”, “Historia e Skënderbeut”, “Beethoven dhe Revolucioni Francez”, si edhe poezitë, “Anës lumenjve”, “Marshi i Barabajt” dhe “Hymni i Flamurit2, i cili mbetet një nga krijimet më të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Një vend të veçantë në trashëgiminë e Nolit zënë edhe përkthimet e tij nga letërsia botërore, ku ai solli në shqip vepra të autorëve të mëdhenj, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e gjuhës letrare.

Por përtej krijimtarisë letrare Fan Noli përfaqëson edhe figurën e një intelektuali të të angazhuar, për të cilin kultura ishte mjet emancipimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror.

Sot veprat dhe mendimi i tij vijojnë të studiohen dhe shërbejnë si frymëzim për brazat e rinj. Në këtë ditë përkujtimore, trashëgimia e Fan Nolit mbete dëshmi e fuqisë së fjalës dhe rolit të saj në formimin e identitetit kombëtar.