1.4 MILIONË EURO PËR RINOVIMIN E KINEMAVE/ Modernizim i sallave të shfaqjeve dhe rikthim i publikut në kinema
1.4 milionë euro për rinovimin e kinemave në të gjithë vendin do të innvestohen nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve gjatë vitit 2026
Ky fond synon përmirësimin e infrastrukturës së kinemave ekzistuese, modernizimin e sallave të shfaqjes dhe krijimin e kushteve më të mira për publikun.
Sipas Ministrisë, investimi do të ndikojë drejpërdrejt në rritjen e aksesit të qytetarëve ndaj kulturës, vecanaërisht në qytetet ku kinematë kanë qënë të amortizuara ose jashtë funksionit prej vitesh.
Përfaqësues të fushës së kinematografisë e shohin këtë ndërhyrje si një hap të rëndësishëm drejt ringjalljes së jetës kulturore dhe mbështetjes së filmit shqiptarë.
Ata theksojnë se kinematë nuk janë vetëm vende argëtimi, por edhe hapsira edukimi dhe promovimi të kulturës kombëtare.
Ky investim pritet të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe në nxitjen e pjesmarrjes së të rinjve në jetën kulturore.
Rinovimi i kinemave shihet si një mundësi për të rikthyer publikun në sallat e filmit për të forcuar rolin e kinemasë në shoqërin shqiptare .
Me këtë nisëm, viti 2026 pritet të shënojë një hap përpara në mbështetjen institucionale të artit filmik në vend.
