VIDEO/ Mali i Çikës, ku deti e bora ndajnë kartolinën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje fantastike të një grupi turistësh në majën e malit të Çikës.

“Dhe me këto pamje spektakolare nga Mali i Çikës në Llogara, ku deti e bora ndajnë kartolinën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.