VIDEO/ Pamjet e rralla të botës së egër në parqet kombëtare

Kamerat kurth kanë fiksuar imazhe të jetës së botës së egër në parqet kombëtare të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, një video nga “bota e faunës së egër në parqet tona kombëtare, të zbuluar falë kamerave kurth dhe kujdesit të specialistëve të zonave të mbrojtura”.

Në videokolazhin e botës së egër, identifikohen kafshë si macja e egër, ujku, dhelpra, kormorani i madh (shpend shtegtar), baldosa (vjedulla), pata e egër, sorkadhja, një tufë çakejsh si dhe lejleku.

Kafshët e egra, jetojnë të qeta në habitatin e tyre falë moratoriumit të gjuetisë.

Vindoja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona të vendit, njëherësh edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët për rëndësinë e natyrës dhe faunës së egër.