VIROZAT 13 MIJË TË PREKUR NË JAVË/ Epidemiologu Artan Simaku: Situata normale, vendi larg epidemisë

13 mijë raste në javë raportohen nëtë gjithë vendin të prekur nga gripi, apo viroza të tjera që prekin rrugët respiratore. Por pavaërisht shifrave të larta, sipas institutit të Shëndetit Publik vendi mbetet larg një epidemie dhe situata konsiderohet pjesë e sezonit tipik dimëror.

Ditët e fundit të viti që lamë pas, por edhe fillim viti 2026 kanë shënuar rritje të rasteve me grip dhe infeksione respiratore të  sipërme dhe të poshtme.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Instituti i Shëndetit Publik, ku edhe pse raportohen rreth 13 mijë raste në javë të prekur nga virozat respiratore, vendi është larg një epidemie

Sipas Epidemiologu Artan Simaku, kjo është një situatë normale.

Simaku thekson se dy viruset kryesore që po qarkullojnë janë AH1 dhe AH3, tipike për këtë periudhë të vitit, ku grupmoshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit.

Masa më e rëndësishme parandaluese sipas Epidemiologut mbetet vaksinimi.

Megjiathatë, si një tjetër masë mbrojtëse ai bën thirrje për respektimin e higjenës dhe shmagien e kontakteve të panevojshme në raste simptomash.