Përmbytet burgu në Durrës/ Lamallari inspekton situatën, ujë në oborr dhe në disa zyra administrative (VIDEO)

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka zhvilluar një inspektim në burgun e Durrësit pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas raportimeve, në ambientet e institucionit është konstatuar prezencë uji në oborr dhe në disa zyra të administratës.

Nga verifikimet rezulton se në qelitë e të dënuarve dhe paraburgosurve nuk ka pasur probleme të theksuara, ndërsa sasia e ujit ka qenë minimale dhe e menaxhueshme.

Inspektimi u fokusua në vlerësimin e gjendjes së infrastrukturës dhe garantimin e sigurisë dhe kushteve për personat që vuajnë dënimin.