Reshjet e dendura izolojnë fshatin Fllakë, Ndrecaj për 'Ora News': Situata po menaxhohet, në terren janë edhe strukturat e emergjencës
Nënkryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Sytki Ndrecaj, tha në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News” se reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa zona, por falë ndërhyrjes në kohë të strukturave vendore dhe atyre të emergjencave civile, janë shmangur dëmet në njerëz dhe prona.
" Pothuajse ka 3 ditë që reshjet në territorin e Bashkisë së Malësisë së Madhe kanë qenë shumë intensive dhe janë shkaktuar problematika në të gjithë territorin.
Duke patur parasysh masat e marra edhe më parë nga Bashkia e Malësisë së Madhe dhe nënkryetarit të bashkisë e të gjitha strukturat e emergjencës civile, zjarrëfikëseve etj, kanë ndërhyrë në kohë, duke evituar dëmet në jetën e njerëzve dhe dëmet në shtëpi apo pronat e qytetarëve.
Situata në fshatin Fllakë, e kemi marrë situatën në dorë. Normal që prurjet e mëdhaja kanë shkaktuar probleme dhe shkëputjeve të lëvizjeve dhe qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve në fshatin Fllakë, por ne e kemi bërë evident jo vetëm sot por edhe më përpara, edhe sot kemi patur inspektim dhe jemi duke bashkëpunuar me strukturat e Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes", u shpreh Ndrecaj për "Ora News".