Shkodër/ Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe dëmtime në infrastrukturë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 11:32
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta dhe dëmtime të rënda në qytetin e Shkodrës, duke prekur veçanërisht zonat e malësisë. Në fshatrat e Malsisë së Madhe, më shumë se 15 familje janë të prekur nga përmbytjet, duke pasur dëme të konsiderueshme në banesa dhe prona të tjera. Rrugët dhe infrastrukturat kanë pësuar dëmtime të mëdha, duke vështirësuar qarkullimin dhe jetesën e banorëve
Për shkak të kushteve të rrezikshme, autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në lëvizjen në rrugët që çojnë në Bogë, Theth, Hani i Hotit dhe Vermosh. Në këto zona, ka mundësi për bllokime të rrugëve dhe shfaqje të rrezikut për lëvizjen e automjeteve.
