Moti i keq në vend/ Erërat e forta dhe reshjet e shiut shkaktojnë rënie të gurëve në Aksin Bajram Curri- Valbonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 09:33
Aksi rrugor B. Curri-Valbonë është prekur nga rrëzime inerteshe si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë zonën.
Lëvizja në këtë segment rrugor mund të jetë e vështirë, ndërsa autoritetet lokale dhe firmat kontraktore janë në vendngjarje për të siguruar pastrimin dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Qytetarët dhe udhëtarët këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë kalimit në këtë aks rrugor
