PAMJET APOKALIPTIKE/ Uji mbi 1 metër në trotuaret e Durrësit, përmbytet hoteli te ish-Këneta (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 11:27
Reshjet e dendura të shiut që kanë ërfshirë gjithë vendin këtë të martë kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Durrësit.
Situata paraqitet tejet problematike veçanërisht në kryqëzimet e rrugëve.
Uji ka pushtuar edhe trotuaret duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin këtë mëngjes.
Në disa zona, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e “Ora News” i përkasin lagjes 17, ngjitur me Kishën Katolike, tek ish-Këneta, ku duket qartë prezenca e madhe e ujit.
Banorët thonë se niveli ka mbërritur mmbi 1 metër në rrugë.
“Në oborr është 60 cm dhe brenda objektit 30 cm, teksa vazhdon akoma të bjerë shi pa pushim”, thonë ata.

