Reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin/ Ja rrugët alternative

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar në disa zona të vendit. Në rrugën Tiranë-Durrës, pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka ujë të grumbulluar në të dyja anët e rrugës.

Për të shmangur ngërçet dhe aksidentet, Policia Rrugore ka hartuar devijime të trafikut:

Për në Tiranë: Automjetet që vijnë nga jugu, duhet të kalojnë nga Rruga e Plepave dhe Ndroq.

Për në Durrës: Kalimi do të bëhet përmes rrugës së universitetit, drejt Spitallës.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë.