Reshje dhe erëra të fuqishme në Gjirokastër/ Bien inerte nga shpatet malore, problematika në aksin Tepelenë-Gjirokastër

Situata në qarkun Gjirokastër paraqitet e stabilizuar, megjithëse reshjet e shiut me intervale dhe erërat e fuqishme vazhdojnë në të gjithë territorin. Lumenjtë Vjosa dhe Drino ndodhen në nivele normale, pa rrezik për përmbytje.

Në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, janë shfaqur problematika për shkak të rënies së inerteve nga shpatet malore. Rruga është e kalueshme me një sens, ndërsa Policia e Shtetit dhe firma kontraktore e mirëmbajtjes janë në vendngjarje për të menaxhuar situatën.

Nga bashkitë e tjera të qarkut nuk ka raportime për situata emergjente. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vazhdon normalisht. Autoritetet lokale mbeten në gatishmëri dhe paralajmërojnë qytetarët për kujdes gjatë lëvizjeve në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.