I'u gjet dr*gë dhe para false në banesë/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Berat
Një 30-vjeçar nga Berati u arrestua në flagrancë nga policia, pasi gjatë kontrollit iu gjetën drogë, një thikë dhe para të dyshuara false, ndërsa materiali hetimor për dy shtetas të tjerë u referua në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 30 vjeç, banues në Berat, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën gjatë kontrolleve në automjetin që drejtonte dhe në banesën e tij, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 kartëmonedha të dyshuara false. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. Xh., 52 vjeç, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm";
-M. D., 58 vjeçe, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar një kabllo elektrike në banesën e një shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
