S’KA MË PAGA NËN 500 EURO/ Ekspertja Elda Bajraktari: Do ketë efekte në ekonomi

Nga 1 janari, paga minimale rritet në 50 mijë lekë, duke synuar rritjen e të ardhurave për punonjësit me paga të ulëta. Ekspertët paralajmërojnë se efekti do të jetë pozitiv vetëm nëse zbatohet realisht dhe nuk shoqërohet me rritje të kostove të jetesës

Nga ky 1 janar paga minimale në Shqipëri është 50 mijë lekë, me hyrjen në fuqi të një vendimi të qeverisë që parashikon gjithashtu rritje edhe të pensioneve.

Po cilat do të jenë efektet?

Ekspertja Elda Bajraktari vlerëson se rritja e pagës rrit fuqinë blerëse vetëm nëse nuk shoqërohet me rritje të kostos së jetesës.

Rritja e pagës minimale mund të ndihmojë në uljen e informalitetit, por vetëm nëse zbatohet realisht. Sipas Bajraktarit, kostoja për bizneset pritet të rritet, çka shton rrezikun e nën-deklarimit të orëve dhe kontratave fiktive.

S’KA MË PAGA NËN 500 EURO/ Ekspertja Elda Bajraktari: Do

Sipas saj, përfituesit kryesorë pritet të jenë punonjësit e tregtisë, shërbimeve, hotelerisë dhe ata në fillim të karrierës, si edhe një pjesë e sektorit publik.

Ekspertja thekson se punonjësit me paga pak mbi minimumin rrezikojnë të ndihen të penalizuar për shkak të ngushtimit të diferencave.

Bajraktari nënvizon se nuk ka konkurrencë direkte mes sektorit publik dhe atij privat, por moszbatimi i rritjes në sektorin privat do ta bëjë sektorin publik më tërheqës. Nga rritja e pagave pritet të përfitojnë rreth 307 mijë punonjës, përfshirë sektorin publik dhe atë privat.