REFORMA “E NGRIRË” ZGJEDHORE/ Oerd Bylykbashi: PD-ja nuk merr pjesë, na duhet një vendim politik

Reforma Zgjedhore rrezikon të mbetet e bllokuar, pasi Partia Demokratike kërkon marrëveshje të plotë për t’u rikthyer në tryezë. Nëse kjo do të ndodhë, Oerd Bylykbashit thotë se PD synon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe rishikimin e votës së diasporës.

Reforma Zgjedhore e nisur me dakordësinë e dy partive më të mëdha në vend është seriozisht e rrezikuar për vitin e ardhshëm, ndërsa Partia Demokratike thotë se kushti për t’u rikthyer në tryezë është që gjithçka të bëhet me dakordësi.

Bashkëkryetari i komisisionit të posacëm, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për ora Neës, konfirmoi se PD synon që të ndryshojë sistemin zgjedhor.

Por cili është sistemi i preferuar i PD? Mundësitë mbeten të hapura.

Bylykbashi sugjeron një ndërhyrje edhe në votën e diasporës.

Sa i përket listave, Bylykbashi preferon që lista e hapur të zbatohet përmes sistemit mazhoritar, që do të thotë se kandidati përballet vetëm me kundërshtarin në zona të vogla zgjedhore.

Oerd Bylykbashi thekson se rikthimi në tryezën e diskutimeve me PS do të jetë një vendim politik i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.