FOTO+EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Lezhë me dy viktima, reagon policia: Humb jetën efektivi me bashkëshorten

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Një çift bashkëshortësh kanë humbur jeten, Petrit dhe Elona Florini, burri ishte polic.

Një nënë bashkë me fëmijën e saj janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Lezhë / Informacion paraprak/ Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi Petrit Florini , rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Elona Florini, rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.