“Do të të blej shtëpi”/ E zhvati duke e mashtruar dhe më pas e kanosi, procedohet 36-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2026, 14:29
Mashtroi një grua se do i blinte shtëpi duke i përvetësuar paratë, merret nën procedim 36-vjeçari i dyshuar.
Policia e Tiranës njoftoi sot (1 janar) se pas denoncimit që ka depozituar një 39-vjeçare për mashtrim, nisi hetimet ndaj të riut me inicialet B.P.
“Ai dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, do t’i blinte një apartament dhe i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje”, tha policia.
Kur gruaja i ka kërkuar kthimin e parave, 36-vjeçari e ka kërcënuar dhe kanosur me jetë.
Hetimet janë aktive dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
