Postimi prekës i aktorit Deivis Myslymi për viktimat e aksidentit në Tepelenë: Pse mi more, o Zot? S'do t’ju harroj kurrë vëllezër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2026, 21:31

Aktori Deivis Myslymi ka reaguar pas humbjes se jetës në aksident të tre të rinjve Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe pikëllimin për ndarjen e parakohshme të tyre, Myslymi shkruan se kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar, ndërsa i kishte miq dy nga viktimat.
'Çfarë të shkruaj?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një “pse” që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër', shkruan ai.
