Aksidenti fatal në Tepelenë që "përgj*ku" Vitin e Ri/ Likaj: Policia duhet të ishte treguar e "hekurt" në lidhje me masat rrugore
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë eksperti i sigurisë rrugore Fadil Likaj, i cili ka folur lidhur me aksidentin fatal në Tepelenë, ku si pasojë ndërruan jetë tre të rinj në vendngjarje dhe u plagos një 19-vjeçare.
Ndërkaq, Likaj është shprehur se duhet të kishte një mbarëvajtje më të theksuar nga policia rrugore.
“Faktikisht 2026 nisi më keq seç mund të mendohej. Kanë humbur tre jetë njerëzish, tre çuna të rinj. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Por aksidenti propabilitet është, kështu që ndodh.
Por unë do isha shumë kritikë në lidhje me patrullimin dhe në lidhje me mbarëvajtjen duhet të ishte bërë ndoshta nga policia rrugore.
Pasi këto segmente rrugore inter urbane janë të predispozuar nga të gjith përdoruesit e rrugës që të rrisin shpejtësinë dhe të tregohen të pakujdesshëm.
Shpesh herë në këto segmente, ashtu siç ka ndodhur në Tepelenë, policia rrugore duhet të ishte treguar e “hekurt”, në lidhje me masat.
Nuk e di nëse drejtuesit e mjeteve kanë qenë nën efektin e alkoolit apo jo, por efekti i pijeve rrit kohën e reagimit dhe shpërqendron”.- tha ai.
