Aksidenti tragjik në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’, FOTO e tre të rinjve që humbën jetën, një prej tyre djali i shefit të komisariatit të Tepelenës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2026, 13:45
Tre të rinjtë që shihni në foton e mësipërme janë personat që humbën jetën në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”.
Martin Dulaj po udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz” së bashku me të fejuarën e tij Ardisa Demiri 19 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.
Klejdi Myftari udhëtonte së bashku me Anxhelo Ruçin, djalin e shefit të komisariatit të Tepelenës.
